Për një qytet të gjelbër dhe lëvizje të lirë
Nën moton “Për një qytet të gjelbër dhe lëvizje të lirë” nga data 3 shtator e deri me datën 22 shtator, në territorin e Komunës së Kamenicës për qarkullim urban, do të jetë në funksion të qytetarëve autobusi me po të njejtin mbishkrim.
Ky autobus do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Komunës së Kamenicës dhe për nevojat e tyre. Kjo nismë po realizohet falë bashkëpunimit që Komuna e Kamenicës ka dokumentuar e nënshkruar me Zyrën e FES (Friedrich-Ebert-Stiftung) në Kosovë.
Destinacionet që do të mbulojë ky transport provues falas si dhe orari janë të listuara më poshtë.