Kuvendi Komunal i Kamenicës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 15,329,208 eurosh.
Buxheti u miratua në seancën e mbajtur sot, me 17 vota për, duke i hapur rrugë planifikimit dhe realizimit të prioriteteve të Komunës gjatë vitit të ardhshëm.
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar asambleistët për përgjegjësinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë procesit të miratimit të këtij dokumenti.
Rahimaj ka theksuar se miratimi i buxhetit paraqet një hap të rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e komunës gjatë vitit 2027.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me interesin e qytetarëve, bashkëpunimi dhe përgjegjësia institucionale duhet të jenë mbi dallimet politike.










