Komuna e Kamenicës ka ndarë gjithsej 15,210 euro për shpërblimin e nxënësve që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në gara komunale dhe republikane, si dhe të mësimdhënësve që kanë kontribuar në sukseset e tyre.
Sipas njoftimit të kryetarit të komunës, nga kjo shumë, 9,410 euro u janë ndarë 387 nxënësve, ndërsa 5,700 euro janë ndarë për 39 mësimdhënës.
Nxënësit janë vlerësuar për arritjet e tyre në fusha të ndryshme, përfshirë letërsinë, sportin, atletikën dhe disiplina të tjera.
Ky vlerësim synon të inkurajojë suksesin në arsim, të çmojë punën e mësimdhënësve dhe të motivojë gjeneratat e reja për arritje të mëtejshme.
Nga Komuna e Kamenicës është bërë e ditur se mbështetja dhe shpërblimi i nxënësve dhe mësimdhënësve të dalluar do të vazhdojë edhe në të ardhmen.










