As dita e djeshme nuk ka shpëtuar nga rastet e zjarreve në fusha e male në Kamenicë.
Policia raporton për dy raste të tilla në këtë komunë. Nuk raportohet për të lënduar teksa njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Kamenicë 25.03.2019 – 11:00. Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Kamenicë 25.03.2019-18:25. Ankuesi mashkull serb ka raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth 1.60 ari male. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Një rast u shënua edhe me 14 mars në Kamenicë.
“Kamenicë 24.03.2019 – 12:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ia ka vënë zjarrin arës së tij, me qëllim të pastrimit, ndërkohë zjarri është përhapur edhe në prona tjera. Familjarët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor