Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Facebook lajmin e madh pas një takimi miqësor me Ambasadorin e Japonisë, z. Hiroyasu Tanigaki.
Në këtë takim u konfirmua se Kamenica do të jetë pjesë e ngjarjes prestigjioze “Osaka Expo 2025” në Japoni, ku do të prezantohet me një ditë të veçantë të quajtur “Kamenica Day”.
Statusi i plotë:
Kamenica do të jetë pjesë e “Osaka Expo” 2025, në Japoni
Sot, në një takim të parë dhe shumë miqësor me Ambasadorin e sa po ardhur të shtetit të Japonisë z. Hiroyasu Tanigaki, kemi diskutuar për pjesëmarrjen e Komunës së Kamenicës në “Osaka Expo” 2025.
Në këtë ngjarje madhështore marrin pjesë mbi 160 shtete dhe organizata ndërkombëtare. Ndërsa falë angazhimit të Ambasadorit tonë në Japoni z. Sabri Kiçmari, Kamenica do të ketë ekspozimin e saj ‘Kamenica Day’.
Ndër tjerash kam falenderuar Ambasadorin z.Tanigaki edhe për projektet që kemi realizuar me Ambasadën Japoneze, si:
-Pajisja e QKMF me Mamograf digjital
-Ndërtimi i ujësjellësit në Hogosht
-Organizimi i javës së kulturës japoneze në Kamenicë.
Po i ndërtojmë Kamenicës imazh të shkëlqyer!