Me vendim të Drejtorit të Arsimit z. Selami Klaiqi u themelua Ekipa Profesionale që të zhvillojë procedurat për zgjedhjen e shkollës më performancën më të mirë për v.sh. 2026/27.
Ky ekip në përbërje ka anëtarë të brendshëm të DKA-së, nga Këshilli i Prindërve dhe njohës të Arsimit.
1. Sabit Zylfijaj
2. Fatlind Morina
3. Ramadan Guda
4. Nexhat Rexha
5. Shefik Rrudhani
Sot u mbajt takimi i këtij ekipit për të hartuar planin e punës, ku në fund të këtij procesi stafi i shkollës më të mirë do të shpërblehen nga Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj me një udhëtim jashtë vendit.
Gjatë takimit u diskutuan kriteret e vlerësimit, treguesit e performancës dhe rëndësia e një procesi transparent e profesional, me qëllim identifikimin dhe vlerësimin e praktikave më të mira në institucionet tona arsimore.
Vlerësimi i performancës është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të cilësisë, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit.
Suksesi i shkollave është suksesi i gjithë sistemit tonë arsimor!










