Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, së bashku me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli Kastrati, Zyrtaren për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha dhe përfaqësuesin e OSBE-së për Komunën e Kamenicës Faruk Dermaku, kanë pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Drejtoresha Leka tha se në këtë takim Ambasadori është njoftuar për aktivitetet e Grupit Joformal të Grave, të cilin e udhëheq ajo, si dhe për punën time e saj si Drejtoreshë për Zhvillim.
“Pas takimit, vizituam Parkun Teknologjik të komunës tonë dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në përfundim, e shoqëruam Ambasadorin në një vizitë në Liqenin e Rubovcit, një prej bukurive natyrore të komunës sonë. Të lumtur që Kamenica po tërheq vëmendjen dhe interesimin e ambasadave të vendeve mike. Kamenica që duam”, ka thënë ajo.