Qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i prodhimeve vendore me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ku gjatë kësaj vizite, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka,ka thënë se ky panair po ashtu do të jetë një përvojë e mrekullueshme për të shijuar kulturën dhe bukurinë e veshjeve dhe ushqimeve të vendit tonë.
“Ky panair është një mundësi e shkëlqyeshme për të ekspozuar veshje tradicionale dhe ushqime të ndryshme”, ka thënë Drejtoresha Burbuqe Leka.
Panairi do të jetë i hapur deri të dielën.