Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Komunës së Kamenicës, ka organizuar disa aktivitete me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt”.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, me rastin e kësaj dite ka organizuar disa ligjërtata në tri shkolla të Kamenicës me nxënës të klasave të V, VI,VII, VIII dhe IX-ta.
Shkollat në të cilat janë mbajtur këto ligjërata janë: SHFMU “Xhavit Ahmeti”në fshatin Hodonoc, SHFMU “Skenderbeu”në fshatin Hogosht, Shkolla Fillore “17 shkurti” në fshatin Muqivërc.
Forma e ligjeratës kishte karakter informues dhe vetëdijesues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit, dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike.
Koordinatorja Demolli-Kastrati ka thënë se bisedimi me nxënës ka qenë interaktiv ku janë marr pyetje e përgjigje të ndryshme, si dhe shqetësimet për mbrojtjen dhe vetëdijesimin e tyre në përdorim sa më efikas dhe të sigurt të internetit.
“Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm positive. Aktivitetet e tilla, me theks të vecantë, adresimi i kёsaj teme, hyn nё kuadёr tё detyrimeve tona sipas Ligjit pёr mbrojtjen e fёmijёs dhe ka rëndësi të veçantë”, ka thënë Koordinatorja e NJKDNJ-së, e cila falenderoi nxënësit, drejtorët e shkollave dhe DKA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin, në realizimin e aktiviteteve të cilat ja në të mirë të nxënësve sidomos në parandalimin e dukurive negative.
Ndër të tjera në këto ligjërata nga Koordinatorja Demolli-Kastrati u tha se edukimi pёr pёrdorim tё sigurt tё internetit ёshtё njё detyrim dhe rol i rёndёsishёm i sektorit të arsimit brenda zhvillimit të kompetencës digjitale për fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Nё rrethanat tona kur përdorimi i internetit është shumё i lartё, kёrkohet ndёrgjegjёsim pёr pёrdorimin e dobishёm dhe tё pёrgjegjshёm tё internetit, ngase keqpёrdorimet dhe rreziqet nё internet sjellin dёme tё mёdha nё marrёdhёniet ndёrmjet fёmijёve, nxёnёsve dhe nё relacione tё tjera, ku shumёherё na shpёrfaqet edhe dhuna nё forma tё ndryshme.
Sipas saj rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët shkathtësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.
“Ata krijojnë një lloj pavarësie e cila mund të nxisë zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit dhe informacioneve në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre”, ka theksuar ajo.
Poashtu gjatë këtyre ligjëratave nga Koordinatorja e NJKDNJ-së janë përgatitur dhe shpërndarë materiale sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e internetit.