Fotografi me motive të ndryshme të ekspozuara në Shtëpinë e Kulturës kishin marrë vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët ishin mbledhur për t’i parë.
E së bashku me vizitorët edhe i pari i komunës Kadri Rahimaj me Drejtorin e Kulturës, Behar Hyseni, po vëzhgonin këtë ekspozitë të autorëve Arian Mavriqi, Fahredin Spahija, Ardian Fezollari, Shkelzen Rexha, Blerim Gjoci, Arbër Elezi, Ramiz Fetahu, Muhamed Guci, Delbrin Demaj, Sefedin Maliqi, Lulzim Demaj, Sefer Susuri, Raim Kurtaj
Faton Murati, Lutfi Muharremi.
Kryetari Rahimaj falënderoi autorët për fotografitë duke thënë se arti i fotografisë lë gjurmë të pashlyeshme, dhe se fotografitë e tyre tregojnë më së miri historinë, kulturën dhe dashurinë shqiptarëve për vendin e tyre.
Ndër të tjera përveç historisë së shqiptarëve të ekspozuar, kishte edhe fotografi që tregonin se sa i pasur është vendi ynë nga bota shtazore, dhe nga bukuritë natyrore që na rrethojnë.
Ky aktivitet përmbylli festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.