Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë mirëpritur përfituesit e granteve për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up biznesve në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe shërbyese.
Në këta takim Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Leka dhe përfituesit e këtyre granteve kanë nënshkruar kontratat e tyre.
Kryetari Rahimaj ka thënë se kjo ndihmesë sado e vogël ndihmon bizneset që operojnë dhe ato start-up që do të fillojnë të operojnë në Kamenicë.
“Jam i lumtur që është rritur numri i përfituesve për këtë mbështetje. Falendëroj punën që ka bërë komisioni dhe drejtoria. Shfrytëzojeni drejtorinë për të marrë këshilla dhe ndihmë profesionale për çështjet tuaja, dhe ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë pasi që e dimë se bizneset çdoherë kanë problem si në zgjerim e poashtu edhe probleme të tjera”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Edhe Drejtoresha Burbuqe Leka ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për bashkëpunimin duke iu uruar suksese në punën dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre.
Përfitues të këtyre granteve janë 74 vetë ku nga ta 34 përfitues janë biznese egzistuese ndërsa 40 përfitues janë biznese start-up, në shumë prej 153,260.56 mijë Euro.