Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, kanë mirëpritur përfituesit e subvencioneve të OJQ-ve Kulturore, Rinore dhe Sportive.
Në këta takim Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtorin Hyseni dhe përfituesit e këtyre subvencioeneve kanë nënshkruar kontratat e tyre.
Kryetari Rahimaj ka thënë se përkrahja për OJQ-të Kulturore, Rinore dhe Sportive do të vazhdoj, në mënyrë që ata të realizojnë projektet e tyre dhe të mos kenë barriera.
“Subvencionimi do të vazhdoj në mënyrë që ju ta keni më të lehtë në realizimin e projekteve tuaja. Ekipet e monitorimit do të vazhdojnë të mbikqyrin punën tuaj në mënyrë që ky subvencionim i ndarë nga ana e komunës të realizohet ashtu edhe siç është i paraparë në projekt, andaj urime të gjithë përfituesve”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Përfitues të këtyre subvencioneve janë 12 OJQ Kulturore, 4 OJQ Rinore dhe 19 Klube Sportive, në shumë mbi 100 mijë Euro.