Komuna e Kamenicës ka filluar zbatimin e projektit për trajtimin e qenve endacak, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe sigurinë publike.
Andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet e kontraktuara, duke mos penguar punën e tyre dhe duke ndihmuar në kapjen dhe lirimin e qenve endacak.
Ky projekt synon ofrimin e kujdesit të nevojshëm për ta.