Me një fushë të improvizuar me rërë, me ekipe e tifozë të mrekullueshëm, për dy ditë radhazi, “Kamenica Summer Fest”, ka sjellur edhe turneun Beach Volley në sheshin e qytetit.
Me datën 2 gusht, vajzat kanë pasur mundësinë të garojnë me 11 ekipe të ndryshme duke dhuruar spektakël dhe garë të fortë.
Me datën 3 gusht, pavarsisht reshjeve të shiut loja filloi dhe nuk u ndal. Me gjithsej 16 ekipe nga qytete të ndryshme dhe me energji të jashtzakonshme,djemtë vazhduan garën duke sjellur adrenalinë dhe emocion deri në orët e vona.
Të dy kategoritë u duartrokitën dhe mblodhën shumë tifozë të cilët u ndanë të kënaqur me lojërat që u zhvilluan.
Për më të mirët e këtij turneu, janë ndarë edhe shpërblime ku në kategorinë e vajzave, fituese ishin:
Vendi i parë: Xhuda& Merilona-Ferizaj
Vendi i dytë:Altuna& Erda – Gjilan
Nga djemtë, fitues u shpallën:
Vendi i parë:Ermal Maliqi- Eron Murseli-Gjilan
Vendi i dytë: Fatbardh Ajvazi-Qendrim Demi -Gjilan.
Aktiviteti Beach Volley u organizua në kuadër të Kamenica Summer Fest.