Nën përkujdesjen e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë e cila shkon në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe organizatave BONEVET, HANDIKOS, dhe KEC, është shënuar Dita Ndërkombëtare me Sindromin Down, me një mori aktivitetesh.
Kemi filluar me vizitën e tyre nëpër shkolla duke vazhduar më pas me vizita në zyrën e Kryetarit të Komunës, pastaj me aktivitetet në hapësirat e BONEVET, dhe krejt në fund duke përfunduar ditën me performancën e baletit dhe shfaqjen e filmit.
Kryetari Rahimaj ka thënë se është e rëndësishme për ne trajtimi i barabartë i secilit dhe dhënia e mundësive të barabarta, në mënyrë që asnjëri të mos ndihet i lënë anash.
Aktivitetet e sotme kanë qenë nën sloganin “EC ME KËPUCËT E MIA”.