🌳 Kampanja Green & Clean – Komuna e Gjilanit ka vazhduar sot me aktivitetin – Lëvizim pa makina.
Bashkë me deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, përfaqësues të shoqërisë civile e institucioneve, Klubi Urban Bike 06 dhe personat me nevoja të veçanta që levizin me karroca, morëm pjesë sot në aktivitetin e defilimit me biçikleta në qytet.
Si Komuna e parë që i bashkohet Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, iniciativë kjo e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ky aktivitet promovoi përfitimet e shumta të lëvizjes pa makina, duke përfshirë uljen e ndotjes së ajrit dhe promovimin e ecjes dhe çiklizmit për një mjedis më të sigurt.
Qëndrueshmeria mjedisore varet nga ne, se si jetojmë, lëvizim dhe sa kujdes tregojmë.
#greenandclean #levizimpamakina #komunagjilanit