Saktësisht 12 vite më vonë kampionati shtetëror i Kick-boxit rikthehet për tu mbajtur në qytetin ë Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.
Federata e Kick-boxit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Kick-boxit “Gjilani” – Gjilan, organizon kampionatin e 26-të shtetëror në Kick-box, në disiplinat kick-box, kick-light për grupmoshat Juniorë dhe Seniorë në Gjilan më datë 27.10.2018 në Palestrën e Sporteve, duke filluar nga ora 12:00.
Në këtë kampionat priten të marrin pjesë të gjitha klubet e regjistruara në Federatën e Kick-boxit të Kosovës për vitin kalendarik 2018.
Ky event ka gjetur mbështetje nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.