Dikur Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini”, tani gjimnazi “Zenel Hajdini”, është njëra nga skollat e ciklit të mesëm të lartë, përmes dyerve të së cilës kanë dalë numër i madh i nxënësve dhe gjeneratave, pasi kjo shkollë vazhdimisht ka pasur numër të konsiderueshëm nxënësish e profilesh mësimore, krahas numrit të gjithëmbarshëm në të gjitha shkollat e kësaj qendre.
Përveç numrit të madh të nxësve që kanë dalur rezultativ si kuadro të diplomuara nga dyertë e kësaj shkolle, duke fituar grada e kualifikime të mesme nga drejtimet përkatëse që ka pasur ndër vite e dekada ajo, një numër i madh syresh janë kualifikuar akoma më tej, nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare të mësimit të lartë akademik, me një bazë solide paraprake të fituar pikërisht nga kjo vatër e arsimit.
Përveç përkushtimit e dedikimit për mësim, në këtë shkollë nuk kanë munguar asnjëherë aktivitetet e ndryshme, si ato sportive, kulturore, emancipuese e në fushëveprimtari të tjera në qytet e më gjërë.
E krahas ndryshimeve që janë evidentuar përgjatë viteve të fundit brenda kompleksit të shkollave, me kampusin e saj ku përfshihen edhe katër shkolla tjera të ciklit të mesëm të lartë, përkushtimi për ta mirëmbajtur ‘oborrin’ e shtëpisë/shkollës, nuk ka munguar asnjëherë.
Foto: Reshat Behluli, sekretar i gjimnazit “Zenel Hajdini”
Për këtë fakt kontributi i sekretarit të shkollës “Zenel Hajdini”, Reshat Behluli, ka qenë i veçantë dhe vendimtar. Ai përveç që e ka përcjellur në mënyrë permanente procesin e gjelbrimit, si dhe mbjelljen e fidaneve etj, për ta shëndrruar atë hapësirë të jashtëzakonshme në ambient të tërë të gjelbruar, Reshati së fundi e ka zgjidhur edhe një problem ekzistencial, atë të zhurmës së shpezëve të cilat më parë ishin “banore permanente rezidente”.
Foto: Pamje nga kompleksi i Shkollave të Mesme të larta
Falë përkushtimit të tij para së gjithash, por edhe përkrahjes së kolegëve, Reshati ka arritura ta sjellë dhe instaloj një pajisje –mekanizëm teknik – e cila eliminon zhurmën përmes ultrazërit me alarme të instaluara, e cila rrjedhimisht është konstatuar të ketë qenë “penicilin” për frikësimin dhe ndjekjen e shpezëve të pafundë në numër, e të cilat ka kohë që i kanë braktisur çerdhet e shumëta nëpër çatitë e kësaj shkolle, sikurse edhe të shkollave tjera në brendësi të hapësirës së kampusit.
E shembulli i eliminimit të shpezëve nga çatitë e objekteve të kampusit, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit mësimor, pasi paraprakisht zhurma mbytëse e krrokamave e cicërrimave të tyre e është dëshmuar të ketë qenë tejet e mundimshme për koncentrimin e nevojshëm e të duhur të nxënësve në mësime.