Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka folur para mediave ku temë ishte edhe çështja e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në të cilën mbledhje pritet të vendoset për Kosovën.
Kancelari Kurz u shpreh skeptik lidhur me mundësitë që ka Kosova për të siguruar votat e ministrave të jashtëm të vendeve të BE’së, shkruan gazetametro.net.
Shefi i qeverisë austriake përmendi shumë shtete që janë skeptike për liberalizim të vizave, duke u treguar i kujdesshëm më pas në deklarata.
Aty ka shumë shtete që janë akoma skeptike. Për këtë jam i kujdesshëm kur flas, për shkak të pritjeve që do të mund të ndodhin”, ka thënë Kurz.
Ndërkohë, Kurzin e ka falenderuar për përkrahjen, presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka quajtuar mik të Kosovës.
Thaçi ka vlerësuar lart edhe punën e Austrisë në interes të Kosovës, duke theksuar se kjo përkrahje bëhet edhe më e madhe duke ditur faktin se Austria merr kryesimin e radhës së BE’së.
Sidoqoftë, Kurz përveç vizave foli edhe për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se BE’ja do ta përkrahte çdolloj marrëveshje që arrihet mes dy vendeve, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufirit.
Ndryshe, Kosova i ka evidentuar problemet që do t’i ketë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave. Janë disa shtete që publikisht kanë dalë kundër, dhe disa të tjera janë akoma skeptike.