Në kohën e Fadil Vokrrit FFK kishte shpenzime për paga 1.4 milion euro, me Agim Ademin u rrit ne 3.6 milion euro. Sa njerëz janë paguar pa nevoje për ta ruajtur kolltukun Agim Ademit? Kush po shantazhohet e po planifikohet të shkarkohet, e diskreditohet për ti arritur qëllimet e një uzorpatori si Agim Ademi?
Mediat po raportojnë se FFK ka marrë 4 milion euro kredi kurse çuditërisht “kryetari” po ka para për të bërë dhurata anëtarëve të Komitetit Ekzektiv 2,000 – 3,000 euro për pushimet e tyre. Fondet e futbollit në FFK po keqpërdoren nga Ademi. Ndërsa, klubet e medha të Supergligës i shpenzojnë mbi 500 mijë euro, po humbin duke u munduar që mezi ta kapërcejnë vitin. Klubet e tjera, të regjioneve, me mjetet financiare qe ju takojnë, po shantazhohen me skema që e mbështesin këtë zhvatje dhe po kërcënonen sepse FFK është shëndrruar në: “FFA – Federatën e Futbollit të Agim Ademit”.
Si mundet Agim Ademi me buxhet të FFK-së të paguaj nga 2-3 mijë euro pushimet familjare për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv ?! FFK të bëjë publike çdo cent se si janë shpenzuar për paga më shumë se 3.6 milion euro të FFK-së, klubet kanë të drejtë të dinë se ku dhe për çka po shpenzohen mjetet e tyre financiare.
Shpenzimet për paga ne FFK në vitin 2017 në kohen e Presidentit Fadil Vokrri arrinin shifrën 1.431,696 euro, ndërsa në vitet në vazhdim shpenzimet për paga me ardhjen e Agim Ademit i rriti ne vitin 2018: 2,073.777; në vitin 2019: 3,679.720 ; vitin 2020: 3,261.918 euro, Agim Ademi duhet të sqaroj para klubeve si dhe përse i rriti shpenzimet për paga nga 1.4 milion ne 3.6 milion.
• Për çka i duhet Agim Ademit kredia e FFK-së 4 milion?
• A është futur FFK në borgje dhe sa?
• A janë shpenzuar të gjitha fondet e FFK-se dhe tani zhytet edhe në kredi 4 milion euro.
Për këto abuzimet financiare në FFK dhe shumë të tjera e ftoj në debat publik Agim Ademin.
P.S.
Në kohen sa unë isha zv.sekretar i FFK-së, Agim Ademi merrte pagën mujore si kryetar 2,200 € në muaj dhe njëkohësisht gënjente opinionin se nuk merr pagë në FFK.
Lus mediat që përmes burimeve të tyre të nxerrin në pah se ku dhe kush po përfiton nga parat dhe djersa e donatorëve të klubeve!!!!