Kandidatët e Lëvizjes për deputetë nga Gjilani patën mundësinë të vizitojnë kompanin Flexograf, e cila është e para vendore në këtë fushë.
Ata theksuan angazhimin e tyre për të mbështetur prodhuësit vendorë, duke kontribuar në zhvillimin e tregut dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve.
Komunikata e plotë:
Profesionalizmi dhe cilësia e bëjnë kompaninë Flexograf të suksesshme në tregun vendor.
Kandidatët e Lëvizjes për deputetë nga Gjilani vizituan kompaninë e parë vendore të printimit të ambalazheve për produkte ushqimore, joushqimore dhe higjienike, Flexograf.
Jemi të përkushtuar për të mbështetur prodhuesit, zhvillimin e tregut dhe ngritjen e cilësisë së produkteve.
#500k
#cepmëcep