Në vazhdën e aktiviteteve elektorale, kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një takim me gra dhe vajza në Gjilan, ku morën pjesë 118 qytetare.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë diskutimi, ku u theksua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset politike dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë këtij eventi, kandidatët e Vetëvendosjes ndanë vizionin e tyre për të ardhmen, duke shprehur besimin në një fitore të madhe në këto zgjedhje.
Komunikata e plotë:
118 gra morën pjesë në takimin e sotëm për fitoren tonë të madhe më 9 shkurt, bashkë me 500 mijë zemra cep më cep Republikës.
Pasditja për kandidatët tanë mundësoi momente të këndshme e diskutime të përzemërta gjatë kohës së çajit me gratë në Gjilan.
#CepmëCep