Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan ka zhvilluar një takim të përzemërt me pensionistët, ku kandidatët për deputetë bashkëbiseduan dhe ndanë plane konkrete për përmirësimin e kushteve të tyre.
Në takim u theksua rritja e pensioneve dhe angazhimi për t’i rritur më tej, si dhe ndërtimi i Qendrës për Qëndrim Ditor dhe rikthimi i kontrolleve shëndetësore për pensionistët.
Lëvizja ka vënë në prioritet dinjitetin dhe mirëqenien e prindërve e gjyshërve tanë, duke e bërë këtë një pjesë kyçe të vizionit të saj për të ardhmen thuhet në komunikatë.