Kandidatë të Levizjes Vetëvendosje në Gjilan vizituan një kompani të industrisë së dizajnimit të veshjeve, ku u takuan me drejtuesit e kompanisë dhe punëtoret, shumica prej të cilave ishin gra dhe vajza.
Kjo vizitë është një hap tjetër në mbështetje të grave, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për to në forcën punëtore. Vitin 2025, si “Vit të Gruas”, e shpalli Kryeministri Albin Kurti, dhe kjo nismë reflekton angazhimin për përmirësimin e kushteve dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri thuhet në komunikatë.