Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Luan Aliu, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arijeta Rexhepi, Liza Gashi dhe Ismajl Kurteshi, kanë takuar banorët e lagjes “Tregu” në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ata diskutuan me mbështetësit për arritjet e qeverisjes gjatë katër viteve të fundit dhe për angazhimet e reja në fushat kyçe si shëndetësia, ekonomia, arsimi, kultura dhe siguria.
Kandidatët theksuan se numri 118 është zgjedhja për të vazhduar progresin, duke refuzuar çdo kthim pas.
Komunikata e plotë:
Nga çdo cep i lagjes “Tregu”, të bashkuar për fitoren e madhe të 500 mijë zemrave më 9 shkurt.
Kandidatët për deputetë: Luan Aliu, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arijeta Rexhepi, Liza Gashi dhe Ismajl Kurteshi takuan mbështetësit e Lëvizjes në lagjen “Tregu” dhe me ta diskutuan në frymën dhe entuziazmin e fitores, për arritjet dhe progresin në Republikë gjatë katër viteve të fundit, e zotimet për mandatin e ri, pas datës 9 shkurt.
118 është numri për katër vite të tjera për shëndetësinë, ekonominë, kulturën, arsimin, ushtrinë e sovranitetin cep më cep vendit tonë.
Kthim mbrapa nuk ka. Vvazhdojmë.
#500k❤️