Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Bresalc, ku u pritën me mbështetje dhe entuziazëm për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë takimit, ata diskutuan për arritjet e qeverisë në mandatin e fundit dhe angazhimet për të ardhmen, duke theksuar se kjo datë është një moment vendimtar për vazhdimin e ndryshimit.
Banorët shprehën përkrahjen e tyre për kryeministrin Albin Kurti dhe listën e VV-së, duke e cilësuar këtë proces si një referendum për të ardhmen e vendit.
Komunikata e plotë:
118 është numri për shtetin, cep më cep.
Në Bresalc gjetëm mobilizimin dhe mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin kryeministër për katër vitet e ardhshme.
Kandidatët e listës fituese të 9 shkurtit folën për dorën e shtetit që e ka ndjerë për herë të parë, secila e secili në vendin tonë.
9 shkurti nuk është një ditë e zakonshme, është data e referendumit në republikë.