Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, kishte hapur konkursin për Mjek/e të Stomatologjisë dhe pas mbajtjes së testit, me datën 08.12.023 ishin publikuar rezultatet e kandidatëve të cilët ishin pjesëmarrës shkruan Radio Star.
Pas publikimt të rezultateve kanditatët e pakënaqur kishin të drejtë ankese në afat prej tre ditësh dhe afati i paraparë ishte mbyllur në kohë dhe kandidatët ishin të njoftuar ti nënshtrohen testit me gojë me datën 19.12.2023, por me datën 18.12.2023 del njoftimi i radhës se ky konkurs është anuluar me arsyetim për shkak të lëshimeve teknike në tekstin me shkrim dhe ankesave verbaleve nga kandidatët pjesëmarrës.
Lista e konkursit të dytë:
Pas konkursit të dytë që është anuluar që sipas kandidatëve ka ndodhur kundërligjshëm, sepse kjo ka ndodhur pas afatit të ankesave dhe tani është mbajtur edhe i treti dhe me datën 09.02.2023, kandidatët i’u nënshtruan edhe njëherë testit me shkrim dhe rezultatet janë publikuar sot 22.02.2024.
Lista e kandidatëve konkursi i tretë:
Kandidatët dyshojnë që në konkursin e tretë janë bërë manipulime në testin me shkrim dhe ata tanimë kanë mbledhur gjitha faktet e tyre dhe kanë paralajmëruar se këtë keqpërdorim do ti dërgojnë në Prokurori dhe në instancat më të larta shtetërore, kandidatët thonë se dyshojnë për ndërhyrje në listën e të pranuarve dhe ka pasur anime partiake, ku janë favorizuar personat e afërt.