Kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, Burim Demiri, Liza Gashi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, vizituan Klinikën Shëndetësore “Swis Hospital” në Gjilan, ku diskutuan me drejtuesit dhe stafin shëndetësor mbi programin e Qeverisë për Punësimin dhe Superpunën.
Gjatë bashkëbisedimit, kandidatët theksuan angazhimin për të shtuar masat e qeverisë në mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe implementimin e Superpunës për gratë, si një hap tjetër drejt barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.