Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë vazhduar vizitat e tyre në bizneset e qytetit, duke u njohur nga afër me sfidat dhe arritjet e sektorit privat.
Gjatë vizitës në kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit ASK Foods në Livoç, ata patën mundësinë të diskutojnë me drejtuesit e biznesit dhe të shohin nga afër procesin e punës.
E themeluar në vitin 2008, kjo fabrikë me standarde moderne evropiane siguron të ardhura për 37 familje, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Statusi i plotë:
Gjatë vizitës në kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit ASK Foods në Livoç, kandidatët për deputetë nga Gjilani patën mundësinë të bisedojnë me drejtuesit e biznesit dhe të shohin nga afër repartet e punës.
E themeluar në vitin 2008, fabrika e produkteve ushqimore me standarde moderne evropiane siguron të ardhura për 37 familje, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik.
Cep më cep për prodhuesit.
#500k❤️