Luan Aliu, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen masive nga qyteti i Gjilanit përmes një statusi në Facebook.
“Faleminderit 500 mijë herë që e bëtë pulsin të rrahë 118 me 64 në Gjilan,” ka shkruar Aliu, duke theksuar energjinë dhe entuziazmin që përkrah kandidaturën e tij. Ai gjithashtu përmendi simbolikën e numrave të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbështetjen për programin e qeverisë së ardhshme.