Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, me numër 46, mori pjesë në tubimin e organizuar në qytetin e Shtimes. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili prezantoi programin e tij fitues për Kosovën.
Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Pajaziti theksoi entuziazmin dhe përkrahjen e madhe që po merr PDK në këtë fushatë, duke shkruar: “Edhe një tregues i madh i fitores së PDK-së. Shtimja zëshëm për një Kosovë më të mirë me programin fitues të Bedri Hamza.”
#PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #ZenunPajaziti46