Sot, bashkë me disa nga kandidatët për asamble komunale vizituam HandiKos – “Shoqata Paraplegjike dhe e paralizës së fëmijëve të Gjilanit” ku diskutuam gjatë për problemet dhe kërkesat e tyre.
Disa nga problemet dhe kërkesat kryesore që u përmendën ishin: mungesa e një palestre sportive, problemet me ngrohje, rrezikimi nga qentë endacak e probleme tjera infrastrukturore.
Në qeverisjen tonë, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet fëmijëve me nevoja të veçanta, ku me seriozitet të madh do të trajtohet inkuadrimi i tyre nëpër shkolla.