Kandidati per kreun e Gjilanit, deputeti Alban Hyseni premton mbeshtetje në infrastrukturë
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
Për Autostradën e Gjilanit, e për një varg projektesh të tjera infrastrukturore që do ta lehtësojnë jetën e banorëve të qytetit tonë, diskutuam me zv.ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Hysen Durmishi.
Bashkë me Luanin, angazhim e punë, vullnet e energji, që qytetarët ta ndjejnë dorën e butë të pushtetit, të investimeve e të përkujdesjes së qeverisë së tyre.