Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, ka zhvilluar sot një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë qytet, ku është pritur nga kryetari Naim ef. Aliu.
Gjatë takimit, Ismajli ka shprehur urimet më të përzemërta për efendi Aliun me rastin e kryerjes së Haxhit, si dhe për të gjithë haxhilerët nga Gjilani që janë kthyer nga ky udhëtim i bekuar.
“Haxhi është një udhëtim i shenjtë dhe një nder i madh shpirtëror për çdo besimtar. Lusim Zotin që ky përjetim të jetë burim paqeje dhe frymëzimi për të gjithë komunitetin tonë,” – u shpreh kandidati Ismajli.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, ku u vlerësua roli i KBI-së në kultivimin e vlerave të paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.