Kandidati për kryetar komune nga LVV, Kadri Rahimaj në rrjete sociale ka shkruar:
Ndershmëri, dije dhe përfaqësim
Këto janë tri epitetet bazë, nga shumë të tjera, të cilat e ilustrojnë më së miri një listë të jashtëzakonshme e cila është bashkuar për një vizion e qëllim: zhvillimin e vendit dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Lista fituese, fillon me një grua të re e të shumë të suksesshme, sepse rinia dhe gratë janë burimi i energjisë, efikasitetit e kreativitetit. Fuqizimi i tyre në shoqëri është çelësi kryesor i zhvillimit shoqëror e ekonomik.
Lista përbëhet nga ekspertë të arsimit e shëndetësisë, të shkencave dhe teknologjisë, intelektualë me përvojë të dëshmuar e me karrierë të pasur, qytetarë të ndershëm e me integritet.
Jemi bashkuar nga secila zonë e secili profesion, me vullnet dhe besim që ta zhvillojmë vendin dhe të krijojmë të ardhmen që qytetarët e dëshirojnë. Është koha t’i japim gjallëri dhe perspektivë fshatit e qytetit.
Me 17 tetor, secili që votohet nga kjo listë është vlerë dhe përfaqësim.