Flurim Arifi në vazhdën e vizitave që po iu bënë bisneseve të suksesshme në Komunën e Gjilanit, ka vizituar fermën e gjedheve në Lagjen Lipovicë të Myqibabës të Baca Metush Neziri shkruan Radio Star.
Ai gjatë kësaj vizite ka parë edhe plantacionet e kësaj ferme dhe është njoftuar me afarizmin dhe me punën shumë të mirë në fermën e gjedheve në Lagjen Lipovicë.
Sot pata kënaqësinë që ta vizitoj fermën e gjedheve në Lagjen Lipovicë të Myqibabës te Baca Metush Neziri, i ati i shokut tim të fëmijërisë Sevdail Neziri, i cili më shoqëroi gjatë gjithë kohës së vizitës në fermën e tyre.
U impresionova me të arriturat e familjes Neziri, me punën dhe diciplinën që pash aty.
Ju premtova që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, do të jetë zë dhe përkrahës i fuqishëm i gjithë atyre që kanë dijën dhe vullnetin për të zhvilluar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë gjilanase.
U ndava nga ta me krenarinë e fqinjësisë së mirë.