Të dashur bashkëvendës të mi të Velekincës, të dashur anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës nëndega në Velekincë!
Ju ishit ata që mbrëmë, me organizimin dhe pjesmarrjen tuaj masovike në zgjedhjet e Partisë Demokratike të Kosovës, nëndega në Velekincë, të dëshmoni edhe njëherë entusiazmin, vullnetin e madh që keni për PDK-në, për ndryshimet që janë të domosodshmë për ristrukturimin dhe riorganizimin e saj në Gjilan.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më dhatë për të vazhduar bashkë me ju drejt fitoreve të reja.
Në mënyrë të veçantë e falënderoj dhe e uroj kryetarin e zgjedhur, z. Veli Jahiu, dhe të zgjedhurit tjerë nga vota e delegatëve të kuvendit zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Velekincë.
Jam i bindur së bashkërisht mund të bëjmë shumë për Velekincën dhe Gjilanin në përgjithësi.