“Me ndryshimet që po i gjeneron procesi zgjedhor, PDK në Gjilan garanton rikthimin në qeverisje”.
I kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Gjilan, e falënderoj Komisionin Lokal Zgjedhor dhe ekipin zgjedhor – monitorues nga Qendra, për përkushtimin e tyre për një proces zgjedhor te rregullt e demokratik.
Njëkohësisht i uroj kryetarët e posazgjedhur të nëndegëve, delegatët dhe kryesitë e tyre, me ç’rast i inkurajoj dhe i siguroj për bashkëpunim të plotë pasi që është interes yni i përbashkët për Partinë Demokratike të Kosovës për rizgjimin e saj si kërkesë e qytetarëve dhe e kohës.
Gjithë ky masovizim dhe entusiazëm i pjesmarrjes në kuvendet zgjedhore të nëndegëve, është pasqyrim i punës së gjatë dhe aktivitetit në teren, i aktivistëve të devotshëm të PDK-së, për të cilët shprehi mirënjohje dhe konsideratën time të lart.
Prandaj, thërras të gjithë qytetarët e interesuar të komunës sonë, ish aktivistët dhe anëtarët e PDK-së ti bashkëngjitën “Dekadës së Re”, konceptit të ri politik; të besimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit drejt botës së përparuar demokratike e perëndimore.
Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë marrë në nëndegët e tyre, shfrytëzoj rastin t’i uroj një nga një, kryetarët e nëndegëve:
z. Qëndrim Ibrahimi – Përlepnicë; z. Haxhi Kurti – Bresalc; z. Armend Rexhepi – Nd. II; z. Flamur Ramadani – Malishevë e Epërme; z. Kujtim Bajrami – Nd. XX; z. Izer Zeqiri – Nd. VII; z. Visar Hasani – Nd. XVII.