Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që iu janë shkaktuar bizneseve nga pandemia COVID-19 si dhe për mos-përkrahjen nga Komuna ndaj tyre.
Kryetarja Morina-Bunjaku i shprehu mirënjohje kësaj kompanie për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në punësimin e një numri të madh të grave në këtë kompani.
Morina-Bunjaku theksoi se me ardhjen e saj në krye të Gjilanit, të gjitha bizneset do të subvencionohen nga Komuna.
Po ashtu, ajo e falënderoi për mikëpritjen e ngrohtë drejtoreshën gjenerale të ‘Menakon’, Nadire Zymberi, teksa e përgëzoi atë dhe stafin e saj për punën e palodhshme që e kanë bërë në 30 vitet e fundit, që i bën nder jo vetëm Gjilanit, por të gjithë Kosovës, Shqipërisë e krejt trojeve shqiptare.