Mikpritja në Miresh nuk mungon asnjëherë, përkundrazi ajo gjithmonë është shumë e ngrohtë!
Mireshi njihet si fshat simpatik me banorë të cilët mikpritjen e kanë të shenjtë e madhështore, e kështu na pritën sot Bedri Asllani me disa nga banorët aty.
Nëse e shikon nga jashtë e nga larg, Mireshi duket fantastik, por nga brenda e nga afër nuk është i tillë. Iluzioni i krijuar vie nga përkushtimi i madh i banorëve dhe vetëdija e lartë e tyre, ku pastërtia është në nivel maksimal, kjo falë edhe shoqatës “17 Shkurti” nga diaspora, e cila kontribuon në mirëmbajtjen e fshatit. Pra e gjitha është meritë e vetë banorëve dhe se dora e komunës nuk shihet fare. Aty mungon një palestër sportive, biblioteka ka hapësirë të vogël, e tituj të librave ka pak, si dhe problemet me lumin që kalon aty e gjithashtu edhe mungesën e ujësjellësit.
Faleminderit banorëve për mikpritjen, e u pafshim për të mirë përsëri!
Diellza Lubishtani, Kandidate për Asamble në Kuvendin Komunal të Gjilanit.