Të nderuar qytetarë,
Me dëshirën që të takohem me juve e t’i dëgjoj hallet, planet e preokupimet tuaja, ju njoftoj se kafen e mëngjesit mund ta pimë bashkë çdo ditë prej ores 8:30 deri në 10:00 në kafe-barin Magnolia në sheshin e qytetit në Gjilan. Këtë iniciativë për një kohë po e filloj në këtë lokal i cili menaxhohet nga një grua fillestare në biznes, e që me pas bisedat me juve do t’i vazhdoj edhe nëpër pjesë të tjera të qytetit. Aty ku jeni ju, jam edhe unë! Ju mirëpres!
Me respekt,
Leonora