Të dashur familjar, miq, dashamirë dhe ju qytetarë gjilanas.
Përgjatë më shumë se 30 ( tridhjetë ) ditë, pata rastin të ju takoj shum nga ju, dhe të bashkëbisedojmë për problemet dhe sfidat qe na presin.
Vizituam fshatra e lagje, të rinjë e të moshuar, vizituam puntorë e të pa punë, nga të cilët morëm mbështetje të fuqishme për të vazhduar me punët e mira dhe projekte të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës tonë.
Tanimë që jemi në përmbyllje të fushatës zgjedhore, dua të ju falenderojë përzemërsisht për mikpritjen dhe mbështetjen që ma keni bërë dhe ju zotohem se do të ju përfaqësojë me ndershmëri duke qenë zëri i juaj në përmbushjen e kerkesave tuaja.
Prandaj kërkoj nga ju që ditën e dielë me 17 ( shtatëmbëdhjetë ) tetorë të dilni masovisht drejtë qendrave të votumit ( gjithnjë duke respektuar masat anti-covid ) për të votuar ata të cilët për katër vitet e ardhshme mendoni se do të ju përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Dhe krejt në fund dua te falenderoj familjen time, shoqrinë time dhe gjith ata të cilë gjat kësaj periudhe me ishin gjithmonë pranë.