Njësitet policore vazhdimisht përmes punës së tyre intensive arrijnë që t’i vënë në pranga personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave për vepra të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
E një person i tillë është arrestuar sot rreth orës 10:00 në Stacionin Policor në Kaçanik, i cili po kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas kapjes nga Policia, 54-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Ferizajt, ku me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar për 48 orën në Qendrën e Mbajtjes në Gjilan.