Më 25 prill 2019, nga ana e Policisë së Kosovës në Gjilan, është arrestuar i dyshuari shqiptar i cili që nga data 10 mars 2018, ka qenë në kërkim dhe nuk është takuar nga policia pasi që e kishte lëshuar Kosovën. I dyshuari me datën 10 mars 2018 dyshohet se ka përdorur dhunë psikike dhe fizike si dhe e ka shantazhuar gruan e tij.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Ndaj të njëjtit caktohet masa e ndalimit për 48 orë derisa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Sulm, dhunë në familje, dhe shantazh” , kurse rasti referohet në Prokurorinë Themelore.