Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Parallovë, më 18 nëntor.
Ishte raportuar për këtë rast, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.
Policia kishte njoftuar se më pas të dyshuarit i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.