Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë shtyrë edhe Stephan Lichtsteinerin që të bëjë shqiponjën.
Dy shqiptarët shënuan gola të bukur për t’ia dhuruar fitoren Zvicrës prej 2-1 kundër Serbisë dhe festuan duke bërë shqiponjën me duar para mijëra tifozëve rusë e serbë në “Kaliningrad Stadium”.
Festës së shqiptarëve iu bashkua edhe kapiteni i përfaqësueses së Zvcirës, Stephan Lichtsteiner, që bëri gjithashtu shqiponjën.
Lichtsteiner këtë verë u transferua te Arsenali nga Juventusi. Sezonin e ardhshëm do të luajnë së bashku te “Topçinjtë” e Londrës