Sot është mbajtura seanca e parë e Dhomave të Specializuara qysh kur ish-presidenti Hashim, Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë dërguar në Hagë, e për këtë ka folur avokati, Skendër Musa, i cili ka thënë se një proces i tillë pritet të zgjasë shumë.
Ndërsa rreth kësaj seance ku janë paraqitur, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, ka folur avokati Skender Musa, i cili ka thënë se pritet të jetë një proces i gjatë, që mund të zgjasë deri në tri vite.
“Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë dhe nuk pritet një përfundim i shpejtë. Nuk bëhet fjalë për një proces që do të përfundojë për një, dy apo tre vjet”, tha Musa Në emisionin Info Magazine.
Ai ka shtuar se senatori Dick Marty e ka shfrytëzuar shërbimin informativ të Serbisë kur e ka përpiluar raportin e tij.
“Dihet se Gjykata Speciale është krijuar për shkak të presionit të madh të Rusisë dhe Serbisë. Dick Marty e ka shfrytëzuar shërbimin informativ të Serbisë”.
Sipas Musës, ka qenë qëllim i Serbisë që të akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.