221 pjesëtarë të FSK-së janë larguar gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, 129 kanë ndërprerë vullnetarisht angazhimin.
Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se pasur ankesa nga pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i padive, por që pohoi se ka numër të madh të tyre.
Gjatë prezantimit të punës për vitin e kaluar, Maqedonci tha se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete.
“Jemi duke marrë pjesë në vazhdimësi në grupin e kontaktit në Ukrainë. Kemi ofruar mbështetje për Ukrainën në disa fusha. Kemi ofruar Qendrën e Kërkim Shpëtimt. Kemi mbështetur edhe me transport të ndihmave”, tha ai./teve1.info/