Lenojani në këtë letër shpreh shqetësimin e banorëve të kësaj zone, ku konsideron se, ata shfaqen të shqetësuar dhe se siguria e tyre është e cenuar.
Server Lenjani nga fshati Karaçevë e komunës së Kamenicës, ju ka shkruar të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, duke ju treguar kështu për preokupimin e këtij fshati i cili gjendet në pikën kufitare me Serbinë, për shqetësimin e tyre nga forcat serbe.
Në letrën e tij, dërguar Ambasadës së Britanisë së Madhe, asaj gjermane, franceze, ambasadës italiane, asaj të Turqisë, KFOR-it, Bonsdstillit, zyrës së BË dhe selisë së NATO-së në Bruksel, thuhet se, forca të ndryshme militare serbe të uniformuara dhe civile, kurdo që dëshirojnë futën në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të cilin e konsiderojnë si hapësirë të Serbisë.
Lenojani në këtë letër shpreh shqetësimin e banorëve të kësaj zone, ku konsideron se, ata shfaqen të shqetësuar dhe se siguria e tyre është e cenuar.
Në letrën e siguruar nga Bota Sot, kërkohet nga ndërkombëtarët që të marrin masa për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të territorit të Kosovës.