Karateisti nga Gjilani, Benjamin Shabani, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian U21, kategoria +84 kg.
Në një konkurrencë të fortë, gjilanasi i klubit të karatesë “Drita”, ka arritur të radhitet i treti, duke fituar medaljen e bronztë.
“Ky është rezultati më i mirë i karierës sime si karateist. Falënderimi së pari i takon Zotit, familjes, klubit, federates dhe gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim”, ka thënë menjëherë pas këtij triumfi, që për të është më i madhi në karrierën ndërkombëtare./mediafokus/